LAJMI I FUNDIT:

WP7 – përkahja native dhe me më shumë gjuhë

WP7 – përkahja native dhe me më shumë gjuhë

Nëse mund ti besojmë njërit nga fillestarët e punëtorisë për programerët e Microsoftit në Indi, mbindërtimi i radhës i Windows Phone 7 sjell mundësinë e ekzekutimit të kodit nativ, dhe dispozicionin në shumë gjuhë të tjera.

Momentalisht për zhvillimin e lojërave për WP7 patjetër duhet përdorur platforma XNA e Microsoftit, e cila nuk përmbush nevojat e programerëve në punë për shembull me 3D grafikën jostandarde, multimedian ose në rastin e nevojës për përllogaritjet intensive. Kjo pritet të korrigjohet në “versionin e radhës”, kur në aplikacionet për WP7 do të mundësohet ekzekutimi kodit nativ të C++.

Gjithashtu, është publikuar se me qëllim të zgjerimit të pranisë në treg të këtij SO mbindërtimi Tango do të sjell përkrahjen për 120 gjuhë botërore. Momentalisht platforma është në dispozicion në 35 gjuhë, e për krahasim, iOS përkrah 34 gjuhë, Andorid 55 gjuhë, ndërsa Windows 7 është në dispozicion në 125 gjuhë të botës. Në kombinim me harduerin më të lirë për të cilin sipas fjalëve përkrahja do të arrij në Tango, Microsoft do të përmbush parakushtet elementare për ekspansionin në treg. /Telegrafi/