E ardhmja e Florian Wirtz, talentit të Bayer Leverkusen, duket e vendosur, dhe ajo nuk do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Pavarësisht interesimit të fortë nga Manchester City, lojtari 21-vjeçar ka vendosur të refuzojë një transferim te skuadra e Pep Guardiolës dhe të fokusohet tek Bayern Munich.
Wirtz, një figurë kyçe në sezonin mbresëlënës të Leverkusen nën drejtimin e Xabi Alonso, beson se Bayern Munich është hapi i ardhshëm ideal në karrierën e tij.
Fichajes ka njoftuar se talenti gjerman është bërë një nga yjet më të ndritur të Evropës, duke bërë përshtypje me aftësinë e tij për të krijuar, asistuar dhe shënuar.
Edhe pse disa klube të mëdha janë shfaqur të interesuar, Bayerni është zgjedhja e preferuar e Wirtzit. Ai shihet si pasardhësi natyror i Thomas Muller në skuadrën bavareze.
Ky vendim përbën një goditje për Manchester City, i cili e kishte parë Wirtzin si një lojtar kyç për të ardhmen e skuadrës. Me largime të mundshme si Kevin De Bruyne dhe Bernardo Silva, City kishte shpresuar të forconte sulmin e tyre me talentin gjerman. Megjithatë, zgjedhja e Wirtz-it i lë ata pa një opsion strategjik.
Bayer Leverkusen janë të vendosur të mbajnë yllin e tyre, por nuk do të jetë aspak e lehtë me lojtarin që kërkon të bëjë një hap para në karrierë.
Gjithsesi kampionët në fuqi të Gjermanisë synojnë që nga largimi i yllit të tyre të fitojnë rreth 150 milionë euro. /Telegrafi/