Krijuesja e hitit “Back To Black” së fundi u rikthye në Britani pas dy muajve pushim në Karaibe, duke bërë ndryshime masive në jetën e saj, përfshirë edhe ndërrimin e vendbanimit.

Tash raportohet se Winehouse është e gatshme të fillojë me mësimet e vozitjes dhe të investojë në veturën e saj të parë.

“Të mësojë të vozitë është kryesorja në listën e saj. Ajo dëshiron një veturë të mirë për t’u rrotulluar rreth lagjes së saj të re. Është një lajm i mirë për familjen dhe miqtë, ajo do të shmang pijen dhe drogat duke qëndruar prapa timonit. Ajo përpiqet ta mbushë kohën e saj me gjëra produktive”, ka thënë burimi për The Sun.