LAJMI I FUNDIT:

Windows Phone për Xbox 360

Windows Phone për Xbox 360

Windows Phone Xbox është aplikacioni pa pagesë, i cili ua mundëson pronarëve të konsolës Xbox 360 që të njëjtën ta kontrollojnë drejtpërdrejtë nga telefoni i cili është gjithmonë në afërsi, pa pasur nevojë që të marrin telekomandën.

Aplikacioni mundëson kërkimin e thjeshtë të përmbajtjeve në Xbox LIVE Marketplace me lojërat, filmat, muzikën dhe TV emisionet, ndërsa njëkohësisht mundësohet pasqyrën e informatave detaje në lidhje me konsumimin e përmbajtjeve të përzgjedhura drejtpërdrejtë nga konsola në televizor, përmes kontrollimit të videos dhe muzikës.

Në këtë mënyrë, telefoni bëhet telekomandë, e cila sipas pohimeve të Microsoftit, reagon në moment dhe ofron përvojë të paharrueshme. Siç thotë Ben Rudolph në blogun e vet, aplikacioni vjen – së shpejti. /Telegrafi/