LAJMI I FUNDIT:

Windows Phone nga Lenovo

Windows Phone nga Lenovo

Në publik kanë rrjedhur fotografitë e smartphoneit me Windows Phone prodhuesi i të cilit do të jetë Lenovo.

Emërtimi i pajisjes është S2, e dizajni i celularit ngjanë me smartphonein Focus të Samsungut, i cili gjithashtu punon me Windows Phone. Nga fotografitë shihet se pajisja ka kamerën e përparme, e është shfaqur edhe përdorimi i multitaskingut në Windows-ët mobil, që do të thotë se celulari do të shitet me versionin Mango të SO-së.

Lenovo sipas pohimeve pajisjen e njëjtë, përveç me Windows Phone, do ta paraqes edhe me Android. /Telegrafi/