LAJMI I FUNDIT:

Windows Phone gjithnjë më interesant

Windows Phone gjithnjë më interesant

IDC dhe Appcelerator kanë bërë një anketë në mesin e programerëve të aplikacioneve për platformat mobile. Anketa tregon interesim për zhvillimin e aplikacioneve sipas platformave mobile.

Numri më i madh i të anketuarve, rreth 91% sosh, ka shprehur “interesim të lartë” për iOS. Përqindja pak më e vogël e të anketuarve, respektivisht 83% kanë cekur Androidin si platformën e cila ju intereson më së shumti. Në vendin e tretë ndodhet Windows Phone me 38% të të anketuarve të cilët kishin zgjidhur këtë platformë. Edhe pse në krahasim me udhëheqësit kjo shifër nuk duket mbresëlënëse, nga qershori kjo është një rritje për 8%.

Njëkohësisht, interesim për platformën e RIM ka rënë në 21%, kështu që Windows Phone , në këtë kontekst, me të vërtetë u bënë platforma e tretë mobile siç shpresonin Elop dhe Nokia.

Në anketë kanë marrë pjesë 3,160 programer, e hulumtimi i këtillë bëhet katër herë në vit. /Telegrafi/