LAJMI I FUNDIT:

Wikipedia me aplikacion zyrtar në Android

Wikipedia me aplikacion zyrtar në Android

Pas aplikacionit për iOS, ecikplopedia më e famshme në internet, Wikipedia, ka lëshuar aplikacionin e saj zyrtar për telefonat e mençur mobil që bazohen në Android.

Aplikacioni i Wikipedia’s për Android vjen me disa funksione interesante, që përfshijnë mundësinë për ruajtjen e artikujve, të cilat mund të lexohen më vonë, si dhe t’i shpërndajnë ato online, përmes funksionit “share”.

Sipas faqes, aplikacioni zyrtar i Wikipedia në Android do të punojë nga versioni Android 2.2, dhe është në dispozicion për shkarkim falas, në dyqanin virtual të platformës mobile të Google, Android Market. / Telegrafi /