Arsenali po përgatitet për largimin masivë të nëntë futbollistëve këtë verë.
Sipas The Times, Topçinjtë mund të largojnë nëntë lojtarë pasi marrëveshja e re e Arsene Wenger u konfirmua.
Mesfushori anglez, Jack Wilshere, thuhet se është duke u frikësuar pasi ai mund të jetë i pari nga futbollistët që do të largohet përfundimisht.
Futbollistë tjerë si mbrojtësit Carl Jenkinson, Kieran Gibbs dhe portierin Wojciech Szczesny gjithashtu do të shiten nga klubi londinez.
Raporti i mediumit anglez gjithashtu thekson se Lucas Perez, David Ospina, Mathieu Debuchy, Yaya Sanogo dhe Francis Coquelin gjithashtu mund t’i tregohet dera e largimin pasi nuk kanë bindur.
Sa i përket Wilshere, West Ham thuhet se është i interesuar, por shqetësimet për lëndimet e tij që ai ka marrë gjatë gjithë karrierës së tij janë shqetësuese. /Telegrafi/