Arsene Wenger ka lavdëruar Milanin dhe trajnerin e tyre, Gennaro Gattuso, edhe përkundër se i eliminoi në Ligën e Evropës.
Arsenali fitoi ndaj Milanit në Emirates me rezultat 3-1 apo me rezultat të përgjithshëm 5-1, duke e eliminuar nga gara.
Ky kualifikim në çerekfinale e ka gëzuar Wengerin, por thotë se Milani ua bëri jetën e vështirë deri sa arritën kualifikimin.
“Milani ka shumë kualitet dhe ne filluam lojën duke u mbrojtur, pasi donim të mbronim pjesën e parë të ndeshjes”, ka thënë fillimisht Wenger pas ndeshjes.
“Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë. Unë i jap komplimentet e mia Milanit, pasi e bënë jetën të vështirë për ne”.
“Gattuso ka bërë një punë të jashtëzakonshme me një klub që ishte në krizë. Ekipi është i balancuar dhe ata janë të mirë në sulm”.
Wenger pastaj u pyet në lidhje me penalltinë e diskutueshme të dhënë për Danny Welbeck, por francezi u përgjigj duke thënë se nuk e di nëse ishte.
“Nuk e di nëse ishte një penallti apo jo, nuk e kam parë. Ndoshta ishim pak me fat, nuk e di, por ne iu përgjigjëm mirë Milanit duke përfituar”, përfundoi francezi. /Telegrafi/