Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se janë arrestuar edhe deputetët Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani.
“Deputetët po arrestohen dhe përjashtohen nga Kuvendi derisa Kryetari i Kuvendit shan deputetët, jep urdhra për përjashtim dhe zapton atë vend që nuk e meriton. Ai është njeriu më i gabuar për këtë detyrë”, thuhet në njoftimin e VV-së, raporton Telegrafi.
Ndërsa burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se deputetët Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Fatmire Kollçaku, Arbër Rexhaj e Shemsi Syla pritet të përjashtohen nga seanca. /Telegrafi/