LAJMI I FUNDIT:

VV: Komuna e Shtimes vazhdon me punësimin e militantëve partiak në arsim

VV: Komuna e Shtimes vazhdon me punësimin e militantëve partiak në arsim

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se Komuna e Shtimes po vazhdon me punësimin e militantëve partiak në arsim.

Lexojeni të plotë reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje:

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal në Shtime nga Drejtoria për Arsim na u prezantua një raport për përgatitjet e vitit të ri shkollor. Raporti ishte jashtëzakonisht i shkurtër dhe i mangët dhe nuk përfshinte gjendjen teknike në shkolla, gjë që është kërkuar nga opozita të raportohet. Në raport janë treguar sukseset e nxënësve, suksese këto tejet të dobëta me vetëm 24.37% kalueshmëri.

Çështje tjetër për t’u brengosur ishte konkursi për mësimdhënës që është hapur dhe emrat të cilët u pranuan janë kryesisht të afërm të partisë në pushtet, përderisa janë anashkaluar kuadri adekuat në disa lëmi vetëm për shkak që janë në subjekte të tjera.
Me gjithë renovimet që janë bërë nëpër shkolla, prapë gjendja është e keqe. Ka shumë ankesa që shkolla Emin Duraku ende kundërmon për shkak të mosfunksionalizimit të kanalizimit. Ende ka plasaritje nëpër çati dhe mure të dëmtuara.


Ne si Lëvizje jemi mjaft të shqetësuar edhe me renovimet që kanë filluar në disa shkolla një muaj para përfundimit të vitit shkollor, dhe po zgjasin ende, duke e shtyrë kështu fillimin e procesit mësimor.

Në këtë mbledhje gjithashtu u prezantua edhe draft-plani strategjik për arsimin parafillor, fillor e të mesëm, i cili e ka të pamundur të zbatohet nëse shohim gjendjen aktuale të rënduar në arsimin e Komunës sonë.

Për këto dhe shumë arsye, ne si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shtime kemi ngritur shqetësimet tona disa herë në Kuvendin Komunal, por gjithmonë kemi hasur në vesh të shurdhër të pozitës.

Ne kërkojmë që urgjentisht të reformohet arsimi në Komunën tonë, të departizohet dhe të bëhet punësimi sipas kualifikimit dhe meritave.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Shtime, do të angazhohet nga opozita që të ndikojë në përmirësimin e gjendjes në arsimin e kësaj Komune, përmes Alternativës së saj qeverisëse ku arsimi është prioritet.

Për këto arsye Aktivistët e Qendrës së Shtimes gjatë ditës së martë ndërmorën një aksion simbolik në qytet. Ata shpërndarë fletushka për "kriteret" e vërteta të Konkurseve në Komunën e Shtimës.

Pra, të drejtë Konkurimi kanë këta kandidatë: familjarët e personave të rëndësishëm të PDK-së dhe militantët partiakë të PDK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori