Lëvizja Vetëvendosje gjatë javëve në vijim do të shtojë aktivitetet dhe presionin për të hedhur dritë mbi këtë aferë. Së pari, duhet të përgjigjet ish kryeministri Bajram Rexhepi për rolin e tij në anulimin e tenderit të parë. Së dyti, duhet të përgjigjet ish kryeministri i Kosovës Agim Çeku mbi rolin e tij në aferën IPKO. Ish-drejtori i Agjencionit Rregullativ të Telekomunikacionit, Anton Berisha i cili më pas u zgjodh ambasador në Slloveni.

Ndërsa njëri nga pronarët e IPKO-s, palë në këtë shitje tanimë është përzgjedhur nga partia në pushtet të jetë ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa diskutim që opinioni publik në Kosovë ka nevojë të dijë më shumë edhe për rolin e kompanisë Albright Group pjesëmarrëse në këtë shit-blerje, thuhet ne reagimin e VV-së. /Telegrafi/