Dy njësi ushtarake disidente ruse thanë të dielën se kishin kapur rob dy ushtarë rusë në rajonin e Belgorodit dhe kërkuan një takim me guvernatorin lokal, Vyacheslav Gladkov.
Trupat vullnetare ruse dhe Legjioni i Lirisë për Rusinë, të cilët nuk janë zyrtarisht pjesë e ushtrisë së Ukrainës, por luftojnë nën komandën e Ukrainës, kanë bërë disa inkursione të fundit në Belgorod që kanë ndihmuar në sjelljen e luftës në tokën ruse, raporton cnn.
Gladkov iu përgjigj kërkesës së grupeve përmes një video-mesazhi në Telegram, raporton cnn.
Ai ka thënë se është i përgatitur të flasë me njësitë nëse dy ushtarët e arrestuar janë ende gjallë.
“E vetmja gjë që më pengon të negociojë me ta janë djemtë tanë që janë në duart e tyre. Me shumë mundësi i kanë vrarë, aq sa e kam të vështirë ta them”, tha Gladkov, me sa duket duke ofruar një takim.
Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin pohoi sot se “ai është gati të dërgojë një nga zëvendësit të rangut të lartë” për të marrë ushtarët rusë të kapur rob.
Prigozhin, i cili shpesh kritikon institucionet e Kremlinit, sfidoi ministrin rus të mbrojtjes, Sergey Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov që të vinin gjithashtu në shpëtimin e ushtarëve. /Telegrafi/