Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën në Beograd se NATO-ja e ka paralajmëruar atë kundër çfarëdo përpjekjeje për të dërguar forcat serbe në Kosovë.
Vuçiq i bëri këto komente gjatë një aktiviteti politik në Beograd, duke komentuar spekulimet në medie, por edhe deklarimet e përfaqësuesve të ndryshëm politikë në Serbi për dërgimin e një mijë trupave serbe në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.
Ai tha se disa herë është paralajmëruar për këtë çështje.
“Nëse do të provonit të hynit me ushtrinë tuaj në Kosovë, me policinë tuaj në Kosovë, në çfarëdo mënyre, NATO-ja do ta trajtojë këtë si akt armiqësor dhe do të hynit në konflikt me fuqinë më të madhe ushtarake në Kosovë”, citoi ai t’i kenë thënë zyrtarë të lartë perëndimorë, transmeton Zëri i Amerikës.
“Këtë po e them për shkak të popullit tonë”, tha ai, duke nënvizuar se dëshiron të sqarojë qytetarët e tij se “atyre nuk u intereson Rezoluta 1244, por vetëm fuqia dhe gjendja faktike”.
Sipas tij, kjo e vështirëson pozitën e Serbisë e cila “duhet të përpiqet të ruajë paqen dhe sigurinë dhe të ndërtojë një jetë më të mirë dhe një ekonomi më të fortë për qytetarët e saj”.
Ai tha se bisedimet janë e vetmja zgjidhje, ndërsa kritikoi platformën e qeverisë së Kosovës për bisedimet me Serbinë.
“Kur e lexoni atë platformë, e shihni se nuk kanë lënë asnjë milimetër, as edhe një për qind hapësirë për çfarëdo marrëveshje”, tha ai, duke nënvizuar se nuk është optimist për bisedimet që pritet të mbahen në Bruksel, por Serbia, tha ai, do të bëjë gjithçka që të arrihet një kompromis.
Platforma e qeverisë së Kosovës prej tetë pikash, parasheh që bisedimet të përfundojnë me njohje të ndërsjellë duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë tokësore, anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si dhe përkrahjen dhe garantimin e zbatimit të marrëveshjes nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kosova e Serbia pritet që të rifillojnë bisedimet gjatë këtij muaji, në një përpjekje për t’i hapur rrugë arritjes së një marrëveshjeje detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Planet e Bashkimit Evropian për një takim të nivelit teknik gjatë kësja jave që do t’i hapnin rrugë një takimi të nivelit më të lartë politik, kanë ndryshuar. Beogradi kërkon që asociacioni i komunave me shumicë serbe të jetë tema kryesore e bisedimeve, ndërsa Prishtinë thekson se nuk do të bisedojë për asgjë nëse nuk zbatohen të gjitha marrëveshjet.
Bisedimet fillimisht teknike mes Kosovës dhe Serbisë nisën në vitin 2011. Në prill të vitit 2013 Kosova dhe Serbia arritën e marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve që përfshinte një gamë çështjesh, pas të cilave bisedimet kryesisht u zhvilluan për rrugët e zbatimit të saj. Bisedimet e deritashme i siguruan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Por ajo vazhdon të jetë e fundit në proceset integruese evropiane.
Një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimi i marrëdhënieve është kusht për të dyja vendet për integrim në Bashkimin Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës