LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq fillon konsultimet për qeverinë e re

Vuçiq fillon konsultimet për qeverinë e re

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, i cili u ringarkua gjatë ditëve të kaluara për krijimin e qeverisë së re serbe, filloi sot pasdite konsultimet me forcat e ndryshme politike.

Bisedimet e para u kryen me Partinë Socialiste Serbe (SPS) të ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, aleat i qeverisë në legjislaturën e kaluar.

Vuçiq, Partia Progresive Serbe (SNS) e të cilit fitoi gjerësisht zgjedhjet e 24 prillit me 48 për qind të votave, deklaroi se dëshiron që konsultimet t’i përfundojë shpejt, mundësisht brenda kësaj jave.


”Objektivi është që qeveria e re t’i paraqitet parlamentit brenda 16 qershorit”, theksoi ai.