LAJMI I FUNDIT:

Vritet turisti amerikan në Greqi, arrestohet një person me prejardhje serbe

Vritet turisti amerikan në Greqi, arrestohet një person me prejardhje serbe

Një turist amerikan është rrahur për vdekje në një bar të ishullit grek Zakintos dhe me këtë rast janë arrestuar një grek dhe një britanik me prejardhje serbe, njoftuan sot autoritetet greke.

Policia greke njoftoi se amerikani 22-vjeçar, identiteti i të cilit për momentin nuk është bërë i ditur, ka ndërruar jetë nga plagët e marra si pasojë e rrahjes.

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të ditës së sotme, kur turisti amerikan është rrahur për vdekje nga një grup njerëzish në një bar në rajonin Lagana, transmeton AP.


Autoritetet greke njoftuan se greku 34-vjeçar dhe britaniku 32-vjeçar me prejardhje nga Serbia janë arrestuar dhe do të dalin para gjykatës nën akuzat për vrasje.

Hetimet për personat tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në rrahje është duke vijuar. Për momentin nuk dihen shkaqet e këtij rasti.