Vritet në Siri agjenti i AKI-së, i infiltruar në grupet xhihadiste shqiptare

Agjenti është vrarë në fillim të këtij viti, pak kohë pas dërgimit nga AKI-ja në cilësi të spiunit.
Detyra e viktimës ishte infiltrimi brenda grupeve xhihadiste shqiptare, pjesë e organizatave terroriste.
Burime të ndryshme, përfshirë ato në Agjencinë Kosovare në Inteligjencës, kanë bërë të ditur se ky agjent i rekrutuar, pas përfshirjes së kosovarëve në luftën e Sirisë është ekzekutuar nga afërsia.
Këto burime kanë shprehur dyshimin se ai është dekonspiruar dhe është ekzekutuar.
Duke cituar burime nga Agjencia thuhet se agjenti nuk ishte trajtuar mirë, duke u lënë pa ndihmë dhe pa udhëzime të nevojshme. /Koha Ditore/
Nga
Telegrafi
20/08/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































