Site icon Telegrafi

Vrau një dhe plagosi një tjetër gjatë sulmeve në dy kisha – momenti kur ‘terroristi’ me hanxhar shihet duke ecur në një rrugë të Spanjës

Një zyrtar i kishës u vra dhe një prift u plagos rëndë të mërkurën vonë, kur një burrë me një hanxhar bëri një sulm në dy kisha në Spanjën jugore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prokurorët hapën menjëherë një hetim terrorist për sulmin, i cili ndodhi në qytetin port të Algeciras në rajonin jugor të Andaluzisë të Spanjës.

“Vetëm pas orës 19:00, një burrë hyri në kishën e San Isidro në Algeciras, ku, i armatosur me një hanxhar, ai sulmoi priftin, duke e lënë atë të plagosur rëndë”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së brendshme.

Dy kishat janë disa qindra metra larg njëra-tjetrës dhe ndodhen në një zonë shumë pranë portit.

Policia fillimisht tha se disa njerëz ishin plagosur, por më vonë sqaroi se ishte vetëm prifti, me shërbimet e urgjencës që konfirmuan se ai kishte pësuar lëndime ‘në qafë’.

Kryetari i bashkisë së Algeciras tha se zyrtari që vdiq quhej Diego Valencia dhe e identifikoi priftin si Antonio Rodriguez.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë momentin kur i dyshuari me hanxhar lëvizë rrugëve të këtij qyteti. /Telegrafi/

Exit mobile version