LAJMI I FUNDIT:

Vrapimi më i mirë

Vrapimi më i mirë

Ekzistojnë disa të dhëna në lidhje me dallimin e vrapimit jashtë dhe në trakë lëvizëse, megjithatë përgjigja nuk është e thjeshtë.

Vrapim jashtë, nëpër rrugë ose vende të vrapimit, paraqet aktivitet intensiv trupor, mirëpo vrapimi nëpër trakë lëvizëse është më i sigurt, me ç’rast rreziku për t’u lënduar është më i vogël dhe mundëson vrapim më të gjatë.

Njerëzit kur vrapojnë jashtë, vrapojnë me intensitet, shpejtë dhe me hapa më të mëdhenj, megjithatë shpesh i kanë të ashtuquajturat fraktura të stresit, në krahasim me ata të cilët vrapojnë në trakë, ka treguar një studim i publikuar në revistën britanike, “Journal of Sports Medicine”.