LAJMI I FUNDIT:

Volskwagen zhvendos impiantet prodhuese në Bosnjë

Volskwagen zhvendos impiantet prodhuese në Bosnjë

Drejtori i përgjithshem i përfaqësisë së Volkswagen në Bosnjë Herzegovine, Imamovic, ka njoftuar vendimin për zhvendosjën e një impianti prodhues nga Sllovakia në Sarajevë.

Një zgjedhje në kontrast të hapur, sipas Imamovic, me zërat që e shikojnë si "jo të favorshëm prodhimin në vend", bëhet për shkak të kostove të rritura.

Bëhet fjalë për një impiant në realizimin e impianteve të frenave me një investim prej 50 milionë euro, që do të hapte vende pune për 500 ose 600 përsona. Vendimi final do të merret pas pak ditësh.

Me këtë rast, përgjegjësi i Volkswagen boshnjak ka njohur vonesat në përfundimin e privatizimit dhe modernizimit të shoqërise ASA Prevent Gr., e kontrolluar nga shtëpia automobilistike gjermane, duke ripremtuar që të bëjë publike emrat e politikanëve të përfshirë, që ishin kundër projektit.


Imamovici i ka kërkuar gjithashtu qeverisë boshnjake të përcaktojë një politikë të re për sektorin e automobilizmit boshnjak, sepse kjo e fundit nuk ka respektuar angazhimet, duke e riparë në menyrë dramatike edhe objektivin për të prodhuar vetura për tregjet e ish-Jugosllavisë dhe Turqisë.

Kjo situatë ka sjellë një reduktim të angazhimeve financiare të Volskwagen në Prevent Gr., megjithëse vintë në vitin 2001 nga një kuote tregu prej 42%, me një investim pak a shumë prej 7.9 milionë markash të konvertueshme, në vend të 18 milionë të parashikuara.

Si rrjedhojë, nuk është respektuar as angazhimi fillestar për të marrë në punë 1,400 përsona. Aktualisht në impiantin e Vogosci janë të punësuar vetëm 340 punonjës.