Gjiganti gjerman Volkswagen çdo ditë e më shumë po shfaq interesim për veturat elektrike.

Shumë auto-kompani botërore por edhe gjigant të IT-së, konsiderojnë se veturat autonome elektrike në dekadat e ardhshme, do të duhej të ishin kyçe në mobilitetin urban, transmeton Telegrafi.


Këtyre kompanive tani u është bashkuar Volkswagen, ku në kuadër të Volkswagen Group Forum është prezantuar koncepti i robo-taksisë autonome të quajtur OnePod.

3 33

Qëllimi është që veturat autonome të jenë të gatshme për përdorim. Koncepti është i ngjashëm me disa fotografi që tashmë janë publikuar siç ishte mjeti në Lojërat Olimpike në Tokio, që e përdori rivali i Volkswagen – Toyota.

2 46

Në Volkswagen thonë që OnePod do të mund të përdorej për shumë qëllim – do të përdorej si taksi autonome për transportimin e katër pasagjerëve – më pas si veturë familjare apo për personat me invaliditet dhe transportimin e kategorive të ndryshme të shoqërisë siç janë fëmijët dhe të moshuarit – të cilët nuk mund të shëtisin vetëm nëpër qytet.

6 15

OnePod e karakterizojnë sipërfaqet me xham, që i mundësojnë pasagjerët të kenë peizazhe të rralla, kështu përdorimi i veturave të tilla mund të rritet në sektorin e turizmit.

5 19

Ekranet digjitalë në brendësi i ofrojnë pasagjerëve të gjitha informatat e nevojshme, e sa praktike është e tregon fakti që kabina mund të ngritet apo të zbret më poshtë, varësisht nga terrenet nëpër të cilat lëviz mjeti.

7 13

E ky opsion është bërë me qëllim që të ndihmon edhe invalidët që futen me karroca apo me fëmijë të vegjël. /Telegrafi/

8 13

8 5

9 13

10 8

11 14

12 9

13 9

14 5

15 5

16 4

17 3