LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen paralajmëron crossoverin e ri elektrik

Volkswagen paralajmëron crossoverin e ri elektrik

Volkswagen planifikon  të investojë në elektrifikimin e veturave, e gjithashtu paralajmëron modelin e ri të crossoverit.

Gjiganti gjerman do të investojë 460 milionë euro në modernizimin e fabrikës në Wolfsburg, në të cilën do të përgatis prodhimin e modeleve elektrike, transmeton Telegrafi.

Prodhimi i modelit i bazuar në platformën MEB do të duhej të fillonte vitin e ardhshëm.


Këtë e ka konfirmuar Thomas Shefer, njeriu i parë në Volkswagen, duke porositur punëtorët se prodhimi i modelit ID.3 do të fillojë vitin e ardhshëm, e fabrika do të punojë me kapacitete të plota deri në vitin 2024.

“Rritja e kapaciteteve prodhuese për ID.3 është hapi i parë i madh drejt elektrifikimit dhe qëllimit tonë kryesor. Së bashku me versionin e ristilizuar të ID.3 në treg vjen edhe crossoveri i ri që do të përdor platformën MEB”, shtoi Shefer.

Platforma e re MEB+, si inovacioni më i ri, sjell bateritë me teknologji të re, që sipas zyrtarëve të Volkswagen do të ofrojnë një rreze veprimi prej 700 kilometrave.

Gjithashtu modelet e ardhshme do të mund të mbushen në mbushësit e shpejtë me fuqi prej 200 kW.

Është interesant se platforma MEB do të mbetet akoma në prodhim. Është paralajmëruar se 10 modele elektrike do të prodhohen deri më 2026, e çmimi fillestar i tyre do të jetë 25 mijë euro. /Telegrafi/