LAJMI I FUNDIT:

Vodhën tabelat e trafikut, dy gjyqtarët që do të drejtonin ndeshjen e Ligës së Kampionëve përjashtohen nga UEFA

Vodhën tabelat e trafikut, dy gjyqtarët që do të drejtonin ndeshjen e Ligës së Kampionëve përjashtohen nga UEFA

Mediat polake publikuan një lajm për gjyqtarët Bartosz Frankowski dhe Tomasz Musial, të cilët u arrestuan për vjedhjen e shenjave të trafikut mbrëmë.

Kjo dyshe arbitrash duhej të ishte sonte në dhomën e VAR-it në ndeshjen e Dynamo Kyivit dhe Rangers në kualifikueset e Ligës së Kampionëve (ndeshja po luhet në Lubin të Polonisë), por nuk do të jenë aty pas skandalit.

TVP sport polak raportoi se Frankowski dhe Musial vodhën tabelat e trafikut rreth orës 1:30 pas mesnatës. Policia ka marrë njoftim se dikush po shkatërron dhe vjedh me dashje tabelat e komunikacionit në rrugët e Lubinit.


Policia arrestoi shpejt tre persona. Është e qartë se të tre ishin nën efektin e alkoolit. Musial kishte një nivel të alkoolit në gjak prej 1.8 dhe Frankowski kishte një nivel alkooli në gjak prej 1.7.

“Rreth orës 1:40 pas mesnate kemi marrë njoftim se tre persona mbanin sinjalistikë në rrugë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të gjithë të arrestuarit kishin mbi 1.5 promijë alkool në gjak”, njoftoi policia polake. Nuk dihet ende identiteti i personit të tretë.

UEFA do të dërgojë në dhomën e VAR dyshen polake Tomasz Kwiatowski – Pawel Malec në vend të të dyve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori