Bozhinovska me këtë deklaratë ka revoltuar tej mase qytetarët, sidomos besimtarët e konfesionit islam. Sipas tyre, deklarata e fundit e Bozhinovskës tregon qartë tendencat e VMRO-së që të asimilon qytetarët e besimit islam në Maqedoni.

Në këtë mënyrë VMRO-ja ka arritur që përmes një propagande të fuqishme torbeshët e rajonit të Rekës dhe Mavrovës ti bëjë me “dhunë” maqedonas myslimanë, transmeton zhurnal.


“Zhurnal”, jozyrtarisht meson se partia e Gruevskit ka kushtëzuar autoritetet e këtij komuniteti që nëse nuk deklarohen si maqedonas myslimanë atëherë mund të kenë reperkuesione të ndryshme.

Skandali i radhës i Bozhnivskës vjen vetëm tre ditë më pas kur ish shefi i diplomacisë maqedonase Antonio Milloshoski në një debat në Parlament me Avokatin e Popullit, Ixhet Memeti kërkoi që nxënësit të cilët deklarohen si shqiptarë në Oktisi të Strugës dhe disa fshatra tjera të mësojnë në gjuhën maqedonase, shkruan Zhurnal.

Milloshoski dëshiron që drejtësinë ta ndajë në mesin e shqiptarëve dhe komunitetit torbesh të cilët gjatë viteve të fundit vullnetarisht fëmijët e tyre i dërgojnë në shkollë me mësim në gjuhën shqipe dhe turke.

Partia e Gruevskit është duke punuar 24 orë që në zgjedhjet e ardhshme torbeshët të votojnë VMRO-në dhe njëkohësisht në zgjedhjet lokale Struga të jetë në duart e maqedonase me ndihmën e torbeshëve.

Ndryshe, në vitin 2011 tre deputetë të Partisë për Ardhmëri Evropiane (PAE) të biznesmenit Fijat Canovski kanë kërkuar që në Kuvendin e Maqedonisë të trajtohen si pjesëtarë të pakicës etnike të torbeshëve e jo si maqedonas myslimanë, sikundër figurojnë tani. Konform kësaj, ata kërkojnë që të bëhen pjesë e mazhorancës së Badenterit që aktualisht kontrollohet nga deputetët shqiptarë, informon Zhurnal.

Sipas kësaj partie, në Maqedoni jetojnë rreth 150 mijë torbeshë, të cilët nga ana e shtetit njihen si “maqedonas myslimanë”.