Mjekët në disa sektorë të Klinikave nëpër qytete të Maqedonisë, kanë filluar të “mbledhin” vota edhe për zgjedhjet lokale. Me probleme të këtilla pacientët përballen para zgjedhjeve parlamentare, duke pritur që pas 5 qershorit situata e këtillë do të zgjidhet.

Në bazë të informatave jozyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, sqarojnë se në telefonin e bardhë vazhdojnë të paraqiten pacientë të cilët ankohen nga mjekët e VMRO-së, raporton “Zhurnal”.


Zgjedhjet e fundit lokale, bashkë me ato presidenciale, u mbajtën në vitin 2009 dhe pjesa më e madhe e komunave udhëhiqen nga partia në pushtet, VMRO-DPMNE.

Në territorin e shtetit ajo udhëheq me gjithsej 55 komuna, ndërsa LSDM opozitare me gjashtë, BDI me 14, katër komuna drejtohen nga kandidatë të pavarur, ndërsa poste prefektësh kanë PDSH, PLD, Partia e Turqve dhe Liga e Romëve.

Opozita, e kryesuar me LSDM, ka akuzuar qeverinë e Nikola Gruevskit se po vazhdon me parimin “kush nuk është me ne, duhet të shkatërrohet”. /Telegrafi/