LAJMI I FUNDIT:

Vlerësohet gatishmëria e donatorëve për të përkrahur Kosovën

Vlerësohet gatishmëria e donatorëve për të përkrahur Kosovën

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, prit sot Tom Adams, koordinator i asistencës së Qeverisë amerikane për Euroazi dhe Evropë, Michael Farbman, drejtor i USAID-it në Kosovë, të shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri.

Ata e informuan presidentin Sejdiu për rezultatet e Konferencës teknike koordinuese me donatorët për Kosovën e cila u mbajt të martën në Prishtinë.

Adams, e vlerësoi gatishmërinë e mirë të donatorëve për të përkrahur Kosovën në rritjen e saj ekonomike, rritjen e punësimit, duke nënkuptuar edhe efektet sa i përket shlyerjes së borxhit të jashtëm të Kosovës dhe kostos së transferim të përgjegjësive.

Në këtë takim u theksua se, në harmoni me kornizën afatmesme buxhetore nevojitet një qëndrim dhe sjellje shumë e matur në pjesën e shpenzimeve publike, për çfarë ishte edhe pajtueshmëria e presidentit Sejdiu.


Ndërsa Sejdiu theksoi nevojën e një trajtimi specifik të arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë, si faktorë të rëndësishëm afatgjatë të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Presidenti falënderoi Qeverinë amerikane dhe donatorët e vendeve të tjera për përpjekjet e tyre dhe për kontributin të cilin e kanë dhënë dhe po e japin për ndërtimin demokratik të vendit tonë. Duke theksuar rolin kyç të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e lirisë dhe prosperitetit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori