LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Të arriturat tona për vetëm shtatë muaj janë të shumta, kështu ndodhë kur qeverisë me dinjitet

VLEN: Të arriturat tona për vetëm shtatë muaj janë të shumta, kështu ndodhë kur qeverisë me dinjitet

Jemi dëshmitarë të një periudhe të re dhe të rëndësishme në qeverisje, ku për vetëm shtatë muaj kemi arritur të mbyllim çështje kyçe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Kjo qeveri ka dhënë rezultate të prekshme dhe konkrete që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, thonë nga koalicioni VLEN.

“Për herë të parë pas 20 vitesh, kujdestaret në çerdhe do të mund të japin provimin dhe të marrin licencat e nevojshme në gjuhën shqipe. Një tjetër arritje e rëndësishme është heqja e balancuesit, i cili keqpërdorej dhe u mundësonte maqedonasve të paraqiteshin si shqiptarë, duke zënë vendet e punës që u takonin shqiptarëve.

Me kalimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, do të eliminojmë këto keqpërdorime dhe do të sigurojmë një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë për shqiptarët në të gjithë institucionet.


Përmes kredisë hungareze, kemi mundësuar financimin e projekteve zhvillimore në komunat shqiptare, duke investuar në infrastrukturën që përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

Pas 20 vitesh qeverisje të BDI-së, shqiptarët kanë qenë të përjashtuar nga shumë institucione dhe shpesh herë marrëveshjet që BDI ka bërë kanë lënë këto institucione të paprekshme nga shqiptarët. Ne po e ndryshojmë këtë situatë. Po krijojmë Akademinë Shqiptare, ku shkencëtarët dhe intelektualët shqiptarë do të kenë mundësinë të zhvillojnë hulumtime dhe kërkime shkencore në dobi të kombit.

Qeveria jonë i kushton rëndësi të madhe përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe shkencës. Për këtë qëllim, kemi miratuar një vendim për ndarjen e 34.5 milionë eurove për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, kemi rritur buxhetin për Universitetin e Tetovës dhe po ndërtojmë Shkollën e Mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë. Ky angazhim dëshmon se veprimet tona janë konkrete dhe se ne punojmë për qytetarët, ndërsa BDI ka lënë pas vetes vetëm fjalë boshe.

Ne e ftojmë popullin shqiptar të vlerësojë punën dhe angazhimin e qeverisë VLEN dhe të kujtojë historinë e një tjetër periudhe, atë të BDI-së. Deshqiptarizmi nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë. Ajo që është e vërtetë dhe ajo që është prioriteti ynë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thonë nga VLEN.

Nga VLEN thonë se deshqiptarizmi nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë. Ajo që është e vërtetë dhe ajo që është prioriteti ynë, thonë nga atje, është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori