LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Në vitin 2019 Osmani dhe Grubi kërkuan të rishqyrtohet vendimi për emërimin e Erold Musliut

VLEN: Në vitin 2019 Osmani dhe Grubi kërkuan të rishqyrtohet vendimi për emërimin e Erold Musliut

Nga koalicioni VLEN përmes një kumtese shprehen se është hipokriyi që BDI-ja opozitare të akuzojë shqiptarët për përfaqësim të pamjaftueshëm në shërbimet e sigurisë.

” T’i radhisim faktet. Gjatë mandatit të Talat Xhaferit si Ministër i Mbrojtjes, ZERO shqiptarë në njësinë e ushtrisë “Ujqërit”. Gjatë mandatit të Talat Xhaferit si kryeministër teknik, një ushtar profesional shqiptar është rrahur brutalisht pasi ka reaguar ndaj garës selektive te “ujqërit”. BDI përmes Bujar Osmanit dhe Artan Grubit në vitin 2019 ka kërkuar nga presidenti i atëhershëm Stevo Pendarovski që ta rishqyrtojë vendimin për emërimin e Erold Musliut për drejtor të Agjencisë për Inteligjencë. Prandaj, kjo klithmë e BDI-së nuk ka të bëjë me përfaqësimin e shqiptarëve në institucione, por sepse Grubi, Bujari, Kreshniku dhe kompania humbën privilegjet e tyre. Koalicioni VLEN ka zëvendësdrejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare, institucion që sipas programit të Qeverisë pritet të fuzionohet me Agjencinë e Inteligjencës. Pas kësaj reforme, propozimi i koalicionit VLEN për zëvendësdrejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare do të jetë zëvendës edhe në shërbimin e integruar të inteligjencës”, thonë nga VLEN.

Ata shtojnë se se Agjencia për Zbulim ka pasur zv. drejtor shqiptar që nga viti 2001, por që nga viti 2013 ishte pikërisht BDI që e ndryshuan sistematizimin e Agjencisë dhe kuy post u zhduk.


“Që nga ai vit, shqiptarët nuk kanë pasur zv.drejtor. Sistematizimin që e votuat ju në mbledhje të qeverisë, duke mos ditur se çfarë keni bë. Posti i zv.drejtori u rikthye që në vitin 2021, por që nga ai vit, cilën pozitë e kishit ju? Asnjërin”, thonë në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori