LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Lista e zezë është e vërteta e BDI-së

VLEN: Lista e zezë është e vërteta e BDI-së

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media ka reaguar në lidhje me anketën e fundit që u publikua për partitë politike. Nga VLEN thonë se “BDI ka zgjedhur të përdorë mekanizma të manipuluar për të paraqitur një iluzion të rremë se vazhdon të gëzojë mbështetje në kampin shqiptarë”.

“Pasi u futën në listë të zezë BDI filloi të humbë votuesit e anëtarësinë besnike, zgjidhja e vetme në këtë situatë të vështirë që ndodhen u ka ngelur mashtrimi përmes anketave të manipuluara. Pra, duke tentuar për t’i mashtruar e hutuar masën kanë filluar tu besojnë edhe vetë gënjeshtrave të sajuara prej tyre. Kohëve të fundit, ka aderime masive nga gjitha partitë tjera në koalicionin më të madh shqiptarë, VLEN. E kjo krejt pasi të gjithë e kanë kuptuar që opsion i vetëm politik në kampin shqiptarë është VLEN”.

“Shqiptarët tanimë e kanë strehën e gjërë e të fortë, koalicioni VLEN reflekton vlera reale dhe përkushtim për ndryshim, përtej premtimeve boshe dhe propagandës që ka shoqëruar BDI-në për shumë vite. E rëndësishme është që qytetarët janë të vetëdijshëm për t’i lexuar e kuptuar tentimet për manipulime të tilla dhe dihet që nuk do të lejojnë që opinionet e tyre të ndikohen nga sondazhet që tentojnë t’i manipulojnë”, thonë nga VLEN.


“Në vend të kësaj, qytetarët tanë angazhohen në analizimin e fakteve dhe veprimeve konkrete të secilit opsion politik, sidomos ndaj BDI-së e cila ishte kalbur në pushtet. Koha ka ardhur që shqiptarët të kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe përfaqësim të vërtetë në politikë. Ndryshimi ka nis me koalicionin VLEN që po dëshmojmë se jemi një alternativë reale për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe për të sjellë politikën në vendin e duhur, mjet për përmbushjen e interesave kolektive”, theksojnë nga koalicioni VLEN./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori