LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Festa masovike nxiti destabilzuesit, dënojmë ashpër djegien e flamujve

VLEN: Festa masovike nxiti destabilzuesit, dënojmë ashpër djegien e flamujve

Koalicioni VLEN sot ka reaguar ndaj ngjarjeve që ndodhën gjatë festimit të 28 nëntorit në vend, nga ku thonë se atmosfera festive i ka penguar destabilizuesve të vendit.

“Pas një dite festive si asnjëherë me parë më 28 Nëntor, teksa jehonte kënga e vallja shqipe gjithandej vendit, mesa duket kjo atmosferë festive nuk u shkoi përshtati atyre që u prish rahatia nga karriget e pushtetit. Në fund të ditës u lajmëruan këto qarqe të cilat dëshirojnë destabilizimin e vendit. Jo, se e duan shtetin, por se u mungon pushteti”, thonë nga VLEN.

Koalicioni VLEN, theksojnë nga atje, dënon ashpër këto akte të papranueshme që kanë ndodhur mbrëmë gjatë festës së Pavarësisë së Shqipërisë, ku janë përdhosur flamujt shtetërorë në mënyrë të turpshme, pamje që janë bërë sot publike nga mediat vendore.


“Bëjmë thirrje për maturi dhe respekt të ndërsjellë, sepse ndezja e një flamuri është ndezje e marrëdhënieve ndëretnike në këtë shtet. Dhe, kjo gjë nuk i shërben as atyre që i nxisin, pra askujt tjetër, aq më pak qytetarëve.

Ndjejmë përgjegjësi dhe apelojmë deri tek të gjithë qytetarët që të tregojnë maturi dhe vendosmëri që të mos bien pre e provokimeve dashakeqe. Mos lejoni të viktimizoheni nga askush e aq më pak nga ata që nuk dëgjonin e shihnin hallet e juaja. Ne besojmë në vetëdijen e lartë të qytetarëve tanë që do të tregohen vigjilent e nuk do të instrumentalizohen nga ata që pas humbjes së pushtetit e kanë humbur edhe rrugën në oborr.

Ne kujdesimi për sigurinë e qytetarëve tanë, për stabilitetin e shtetit, prandaj paralajmërojmë për kujdes maksimal të të gjithë qytetarëve pa dallim që mos të bëjnë akte nga të cilat nuk mund t’i shpëtojë askush. E për këtë kemi dëshmi mjaftueshëm nga e kaluara.

Karakteri multietnik i Maqedonisë së Veriut është vlerë e shtetit dhe shoqërisë sonë dhe çdokush që tenton të prish marrëdhëniet ndëretnike duke treguar mosrespektim ndaj tjetrit, e sidomos kur ndizet flamuj shtetëror, do të duhet të përballet me organet e rendit dhe të jap llogari”, thuhet në reagim.

Festat e tilla, shtojnë nga atje, simbolizojnë tolerancën dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, prandaj dje qytetarët shqiptarë festuan në formën më të mirë të mundshme, në shkolla, sheshe, e në kryeqytet, me flamuj të mbështjellë rreth qafës e buzëqeshje gjithandej./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori