LAJMI I FUNDIT:

Me vizitën në Gjevgjeli, mbaroi edhe faza e fundit e përgatitjeve të Këshilltarëve ekonomik

Me vizitën në Gjevgjeli, mbaroi edhe faza e fundit e përgatitjeve të Këshilltarëve ekonomik

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani së bashku me këshilltarët ekonomik, sot ishte për vizitë në Komunën e Gjevgjelisë ku rrumbullakoi turneun nëpër 14 qytete të vendit, njoftojnë nga Ministria e Jashtme.

“Jam i bindur se si politikanë doemos të sigurojmë më shumë hapësirë për zhvillimin e biznesit, për tërheqjen e investimeve të huaja, për më shumë treg për bizneset ekzistuese, më shumë vende të punës, të hyra më të mëdha dhe para së gjithash avancimin e standardit ekonomik, në kuptimin më të gjerë të fjalës”, theksoi Osmani, duke iu referuar qëllimeve dhe projeksioneve të diplomacisë ekonomike dhe rolit të Këshilltarëve ekonomik.

Në kuadër të vizitës në Gjevgjeli, Osmani së bashku me Këshilltarët ekonomik realizuan konsultime të gjera me komunitetin e biznesit në qytet, si dhe me përfaqësues të Komunës të udhëhequr nga Kryetari i qytetit, Sasho Pockov.
“Kishim jashtëzakonisht bisedë konstruktive, gjetëm simbiozë në mes ambicieve të diplomacisë ekonomike dhe potencialet e Komunës së Gjevgjelisë, që ka dukshëm sukses lokal në zhvillimin ekonomik me potencial të rëndësishëm që paraqet sfidë për ne, si udhëheqës të diplomacisë ekonomike”, tha Osmani.


Në kuadër të aktiviteteve të sotme u realizuan vizita edhe në disa kompani të etabluara përpunuese të tekstilit dhe prodhimit të udhqimit, ndërsa u shqyrtuan edhe potencialet turistike të vendit.

Ndryshe, këshilltarët ekonomik me sukses kanë mbaruar të gjithë faza përgatitore, edhe atë përgatitjet në kuadër të Ministrisë për Punë të Jashtme, vizita dhe konsultime me të gjithë Ministritë dhe institucionet relevante, oda ekonomike dhe institucione të lidhura me ekonominë në nivel qendror, ligjërata teorike nga profesorë eminentë të ekonomisë, si dhe vizita në Komunat dhe kompanitë lokale. Në kuadër të vizitave nëpër komuna, ata i vizituan qytetet si Tetova, Gostivari, Struga, Ohri, Manastiri, Prilepi, Kavadari, Krusheva, Shtipi, Vinica, Berova, Strumica, Dojrani dhe sot, Gjevgjelia.

Katër këshilltarët e parë ekonomik, si pilot projekt, do të angazhohen nëpër Ambasadat e Maqedonisë së Veriut, edhe atë, PDK – Varshavë, kompetent për vendet e grupit të Vishegradit, Konsulli Gjeneral në Mynih, kompetent për Gjermaninë dhe Austrinë, në PDK- Ankara, i angazhuar për Republikën e Turqisë, PDK – Abu Dabi, kompetent për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e Këshillit për bashkëpunim në Gjirin.

Osmani paralajmëroi se në kuadër të pilot projektit, Këshilltari i ardhshëm do të dërgohet në Sofje, Bullgari, me çka do të testohen potencialet dhe mundësitë e diplomacisë ekonomike në zhvillimin e raporteve ekonomike me fqinjët dhe rajonin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori