Vivo e ka prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit, Xplay 3S në një ngjarje mediale në Kinë. Fableti i ri i kompanisë sjell ekranin me diagonalen prej 6 inç me rezolucion masiv 2K (2560 x 1440 piksel) dhe densitet prej 449ppi për piksel, i cili është shumë më i madh se sa i pajisjeve tjera rivale, duke përfshirë modelet e famshme të telefonave sikurse HTC One.
Rezolucioni masiv me 2K nuk është karakteristika e vetme e avancuar e këtij fableti, pasi që Vivo Xplay 3S posedon edhe specifika tjera të avancuara, duke përfshirë procesorin quad-core Snapdragon 800 me 2.3Ghz me Adreno 330 GPU dhe 3GB RAM.
Karakteristikat tjera të këtij fableti përfshijnë edhe 32GB memorie të brendshme me mundësinë e zgjerimit përmes portin për kartelën microSD, baterinë me 3,200 mAh, mbështetjen për TD-LTE dhe FDD-LTE, skaner të gjurmëve të gishtit në anën e pasmedhe ndërfaqen e Vivo’së, Android ROM të njohur si Funtouch OS.
Për më shumë, Vivo ka future edhe teknologjinë ESS Technology ES9018 konvertuesin “digital-to-audio”, amplifikatorin e Texas Instruments OPA2604 dhe dëgjueset DTS Headphone:X për efektin sorround 7.1 apo 11.1.
Në pjesën e pasme, fableti posedon edhe kamerën me 13MP me lensin f/1.8 për foto dhe video cilësore, ndërsa Vivo Xplay 3S gjithashtu posedon edhe kamerën e përparme me 5MP. / Telegrafi /
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar