Ditëve të fundit jemi dëshmitar të reduktimeve të ashpra të energjisë elektrike në tërë Kosovën. Reduktimet më të gjata, natyrshëm, janë nëpër zona rurale, sepse qytetet janë më të privilegjuara sa i përket furnizimit me energji elektrike. Privilegji vije për shkak të gatishmërisë më të madhe të personave nëpër zona urbane për të protestuar në rrugë, apo të paktën nëpër rrjetet sociale. Kjo normalisht që është diskriminim i kundërligjshëm, por i bazuar në frikën e qeverisë nga trazirat.
Besojë secilit ju kujtohet premtimi i PDK-së në zgjedhjet e vitit 2007, për furnizim pandërprerë me energji elektrike dhe sidomos për heqjen e planit të reduktimeve ABC.
Kanë kaluar 10 vjet, gjatë të cilave PDK-ja ka qeverisë me sektorin e energjisë dhe Kosova ende ka telashe që të siguroj furnizim pandërprerë me energji elektrike, një kërkesë bazike dhe elementare për një shoqëri normale. Në këto 10 vjet kemi parë vetëm diskutime, konferenca të investitorëve, vizita të panumërta tej-oqeanike, por jo edhe punë në sektorin e energjisë, një prej sektorëve që është parakusht për një zhvillim ekonomik.
Gjatë këtyre viteve, qeveritë kanë harxhuar miliona euro në import të energjisë elektrike duke bërë kështu një stabilizim të paqëndrueshëm të furnizimit me energji elektrike. Ky stabilitet i paqëndrueshëm në fakt ka një efekt krejt të kundër në shoqëri, në veçanti në biznese.
E para, bizneset nuk mund të llogarisin në një furnizim pandërprerë me energji elektrike kurdo që bëjnë ndonjë plan të investimeve apo kur i bëjnë llogaritë vjetore.
E dyta, bizneset nuk kanë mundësi të parashikojnë një kosto të furnizimit me energji, sepse ato mund të përballen me reduktime të energjisë dhe për rrjedhojë ju shtohet kostoja e furnizimit me energji nga gjeneratorët. E logjikshme se duhet të llogaritet edhe kostoja e blerjes së gjeneratorit apo të paktën servisimi i tij.
Gjithë këto hapa kanë dy përfundime; e para ofrojnë një pasiguri të madhe për bizneset, përkatësisht një barrierë; e dyta rrisin koston e bizneseve që për rrjedhojë ka rritjen e çmimit të produkteve të prodhuara në Kosovë.
Kjo normalisht që i bënë këto produkte “Made in Kosova” më pak konkurrente krahasuar me ato që na vijnë nga importi.
Shkaktari i parë i këtyre pasojave, normalisht që është pazotësia e të gjithë ministrave për të finalizuar një projekt për ndërtimin e një termocentrali për prodhimin e energjisë, i cili do të siguronte prodhim të mjaftueshëm të energjisë sa për të mbuluar kërkesën e brendshme. Është mase e qartë se ata që kanë qenë përgjegjës për ta realizuar një projekt të tillë, në fakt kanë qenë shkaktarët e ndaljes, ngecjes dhe dështimit të projektit të termocentralit të ri. Sikur t’i ishte lënë në dorë ndonjë kompanie private, tashmë termocentrali do të ishte i përfunduar. Por, duke vendosur barrierë pas barriere, përgjegjësit kanë arritur të bllokojnë një projekt, ta ndryshojnë atë disa herë, saqë ende nuk dihen përfitimet dhe kostot që na sjellë modeli aktual i këtij projekti.
Shkaktari i dytë, normalisht që është furnizuesi me energji elektrike, që është përgjegjësi e Furnizuesit Publik që në këtë rast është KESCO (KEDS siç njihet në popull), një kompani në pronësi të konzorciumit Celik & Limak. Kjo kompani e ka për obligim ligjor dhe kontraktual që të furnizojë gjithë Kosovën me energji elektrike edhe nëse KEK-u vendos t’i ndal të gjitha njësitë nga puna ( si rasti me ekstrem).
Kështu ka thënë ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe e thonë dokumentet dhe ligjet për energji. Pra, KESCO është e obliguar t’i furnizojë qytetarët me energji elektrike, qoftë edhe duke e importuar energjinë elektrike.
Është e kuptueshme që çmimi i energjisë së importuar është dukshëm më i lart se çmimi i energjisë së prodhuar nga KEK-u, mirëpo është po ashtu shumë e qartë dhe e kuptueshme se kostoja e mos-furnizimit me energji elektrike është shumë ma e lartë se sa kostoja e importit të energjisë elektrike.
Për këtë janë të vetëdijshëm edhe ZRRE-ja, të cilët ia mundësojnë KEDS-it të importojnë rrymë me një çmim të caktuar në mënyrë që të shmangen reduktimet e energjisë elektrike.
Mbi të gjitha është normale që përgjegjësinë e mos-furnizimit me energji elektrike e ka qeveria e Kosovës, sepse në fund të ditës, ajo është përgjegjëse për mirëqenien e qytetarëve dhe ofrimin e kushteve minimale për të bërë biznes në Kosovë.
Me këtë nivel të reduktimeve as nuk garantohet mirëqenie për qytetarët dhe aq më pak kushte të favorshme për të bërë biznes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!