LAJMI I FUNDIT:

Vitaminat A, C dhe E janë humbje kohe dhe mund të shkurtojnë jetën?

Vitaminat A, C dhe E janë humbje kohe dhe mund të shkurtojnë jetën?

Vitaminat të cilat merren nga një e treta e popullatës nuk e zgjatin e jetën, por madje ato mund të jenë shkaktarë të vdekjes së parakohshme?

Pasi kanë rishikuar rreth 67 studime të cilat kanë përfshirë më shumë se 230.00 meshkuj dhe femra, ekspertët thonë se nuk ka të dhëna të bindshme të cilat tregojnë se marrja e preparateve të vitaminave A, C dhe E mund t’ju bëjë më të shëndoshë.

40% e femrave dhe 30% e meshkujve marrin së paku një pilulë vitamine në ditë. Ndërsa në bazë të këtyre analizave, spekulohet se vitaminat A dhe E, madje mund ta rritin vdekshmërinë.

Këto antioksidantë, përdoren me qëllim që organizmi të mbrohet nga radikalet e lira dhe për të parandaluar sëmundjet ose për të mjekuar sëmundjet ekzistuese. Mirëpo nuk ekzistonin fakte të cilët e mbështesin këtë teori.


Nëse këto vitamina demonstrohen në mënyrë të pakontrolluar, ato mund ta dëmtojnë organizmin si pasojë e sëmundjes, ekspozimit të tepërt ndaj toksinave ose moshës.

Megjithatë, këto janë të dhëna të bazuara në një studim të vetëm gjithëpërfshirës, dhe duhet pranuar me skepticizëm, derisa të bëhet një numër më i madh eksperimentesh të cilat do ta vërtetonin ndikimin e dëmshëm të vitaminave antioksidante.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori