LAJMI I FUNDIT:

Vitamina C mbron nga podagra

Vitamina C mbron nga podagra

Studimi i ri tregon se dozat e larta të vitaminës C në formë të preparateve mund ta zvogëlojnë rrezikun për shfaqjen e podagrës.

Në studim kanë marrë pjesë afër 1.390 femra të cilat kanë plotësuar formularët ku kanë përshkruar llojin e ushqimit të konsumuar çdo ditë.

Duke analizuar nivelin e vitaminës C, shkencëtarët kanë vërejtur se femrat me nivel më të lartë të vitaminës C, kanë më pak acid urik (i cili konsiderohet si shkaktar i rrezikshëm në zhvillimin e podagrës).

Ndërsa rezultate më të mira janë vërejtur te femrat të cilat kanë marrë sasi më të madhe të vitaminës C (në formë të preparateve, më shumë se 1 g).


Podagra është sëmundje e cila shkaktohet me grumbullimin e acidit urik, kristalet e të cilit depozitohen në kërcet e nyjave, tendinet dhe indet përreth duke shkaktuar inflamacion dhe dhimbje.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori