Deri në fund të vitit 2007, në atë vend financiar kinez do të lindin 160.000 fëmijë, që është 20 për qind më shumë se në vitin 2006.

"Presim që shkalla e natalitetit në Shangaj të rritet edhe më deri në vitin 2015, por rritja e përgjithshme e popullatës nuk do të jetë edhe aq e madhe", ka thënë një zyrtar i lartë i një agjencie lokale për planifikim familjar.

Kina zbaton politikë të ashpër të një fëmije në shumicën e familje, por ky vit konsiderohet veçanërisht i përshtatshëm për lindjen e fëmijëve.

Sipas horoskopit kinez, ky është viti që vjen vetëm një herë në 60 vjet dhe fëmijët e lindur gjatë tij do të kenë jetë të qetë dhe të rrethuar me pasuri.