Vishegradi me forcë të përbashkët ushtarake

Marrëveshja është bërë publike gjatë një samiti në Varshavë. Ajo parasheh krijimin e një force prej 3.000 trupash, e cila do të ishte gati në vitin 2016 për operacione paqeruajtëse dhe menaxhimin e krizave.
Katër shtetet ish-komuniste, të njohura si Grupi i Vishegradit, janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Në deklaratën e përbashkët të tyre është thënë se rritja e bashkëpunimit shumëkombësh në fushën e mbrojtjes është e nevojshme edhe për shkak të shpenzimeve më të vogla.
Në samitin e së mërkurës kanë marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande. /Rel/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/03/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































