Villas Boas kritikon Cityn për shpenzimet

“Mendoj se nuk është e drejtë. Mendoj se është shumë e qartë se ata po ndërtojnë një skuadër për ta fituar titullin. Këto janë objektivat e Mancinit, por mendimi im është se ata po bëhen shumë të rrezikshëm”.
“Mendoj se Man United do të jetë referencë për të gjithë, por shikoni aktivitetin në treg të Cityt. Është e qartë se ata duan titullin, Liverpooli po ashtu, Tottenhami dëshiron top katërshen dhe Arsenali gjithmonë ka qenë i rrezikshëm. Vërtet, nuk kam parë konkurrencë më të madhe ndonjëherë në Ligën Premier, por dikush po ka të shpenzojë më shumë, e dikush fare”, deklaroi portugezi. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































