Kryekuvendari Krasniqi theksoi se Azem dhe Shotë Galica në ballë të çetave, në dhjetëra beteja mbrojtën jetën dhe dinjitetin e pjesës së kombit të pushtuar, duke shpallur të lirë dhe të paprekshme Arbërinë e Vogël, që përbën bërthamën e shtetit të Kosovës.

“Sot po ngremë nga themelet, Kullën kala të Azem Galicës, për të kujtuar luftën heroike që bëri në krye të çetave çlirimtare, për t’i bërë roje të zotit të kullës dhe fitoreve të atdheut të tij dhe për të simbolizuar pavdekësinë e idealeve që ai përfaqësonte”, u shpreh Krasniqi.


Ai tha se në tokën e Kosovës, kullat si ajo e Isë Boletinit, e Ahmet Delisë, e Azem Galicës, e Tahir Mehës, e Adem Jasharit e qindra të tjera janë objekte të shenjta historike të baladave e legjendave të vërteta shqiptare. /Telegrafi/