Ish-anëtarja e “Spice Girls” është shumë e kënaqur me arritjet si dizajnere në vitin e kaluar dhe beson se kjo është puna që dëshiron ta bëjë gjatë jetës.

“E dua modën. Vërtet mendoj se është vendi që i përkas. Ka shumë gjëra që dua të bëj. Dua ta zgjeroj perandorinë time. Jam me fat që kam punën që e dua”, ka deklaruar 39-vjeçarja.


Gruaja e David Beckham karrierën si dizajnere e ka filluar në vitin 2006, ndërsa në ceremoninë “Glamour Women of the Year Awards” që u mbajt të hënën mbrëma, mori çmimin ‘Femra e dekadës’. /Telegrafi/