Victoria i ka thënë David se është gjë ‘e nxituar’ për ta të fillojnë fëmijën e katërt derisa ai jeton në Itali, duke luajtur për Milanin.

“Rasti i foshnjës është një pikë pak a shumë e ndjeshme. E ardhmja e David me LA Galaxy është e paqartë, saqë planifikimi i një fëmijë të katërt, në sytë e Victorias, është i nxituar”, bën të ditur një burim për Daily Express.

“Refuzimi i saj ka shqetësuar Davidin, pasi ai ndjen se jeta e tij është duke shkruar në drejtimin e duhur dhe ai sërish është duke e dashur futbollin dhe të shënojë gola. Ajo çfarë do të kompletonte gjithçka tek ai është një fëmijë i katërt”, ka shtuar burimi.

David dhe Victoria tashmë janë prindër të tre djemve, Brooklyn, 10-vjeçar, Romeo, gjashtë dhe Cruz, katërvjeçar.