Përdorimi i Viagras mund t’i bëj dëm pjellorisë tek meshkujt, tërheqin vëmendjen shkencëtarët. Eksperimentet e deritanishme kanë dëshmuar se ky ilaç kundër impotencës mund të dëmtojë spermatozoidet, që rrjedhimisht sjell deri tek steriliteti.
Në rrezik më të madh janë të rinjtë të cilët e përdorin atë kohë pas kohë, ndërsa diskutabile është edhe politika e disa klinikave për shërimin e jopjellorisë, të cilat ua përshkruajnë pacientëve të tyre Viagrën, për t’iu rritur prodhimi i spermës, e nevojshme për terapinë e fekondimit artificial.
“Është brengosës edhe fakti që klinikat u përshkruajnë pacientëve Viagra të cilat do të duhej të rritnin pjellorinë. Çiftet të cilët shkojnë në terapi edhe ashtu kanë probleme me pjellori, e atje meshkujve u japin ilaç i cili vetëm sa mund të përkeqësojë problemin e tij”, tërheq vërejtjen doktori, David Glenn, nga Universiteti Mbretëror në Belfast.
Hulumtimi i tij është i bazuar në dy lloje të eksperimenteve – njëri është kryer në kafshë, e tjetri në njerëz, dhe që të dy kanë dëshmuar se pas marrjes së Viagras, sperma bëhet e aktive, por edhe se njëkohësisht dëmtohet.
Tek spermatozoidet të cilët kanë qenë të ekspozuara ndaj Viagras shkatërrohet akrozomi i cili megjithatë përmban enzima që copëtojnë membranën, që rrethon vezoren femërore dhe kështu mundësojnë që spermatozoidet të futen në të për ta barrësuar. Në rastet kur merret Viagra, akrozomi hapet dukshëm më herët dhe atëherë spermatozoidet nuk mund të depërtojnë në vezore, dhe si rrjedhojë nuk mund të vije deri te barrësimi.
“Këto zbulime sjellin dy brengosje kryesore. E para është se Viagra është bërë ilaç i cili përdoret kur të duan njerëzit, përzihet me kokainë dhe madje shitet në klube nate. Zbulimet tona e lënë të hapur mundësinë që Viagra do të mund të kishte edhe efekt kumulativ te problemet më serioze me pjellori në një fazë më të vonshme. E dyta, natyrisht, është përdorimi i saj në klinika për shërimin e jopjellorisë”, përfundon doktori Glenn.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale