Është postuar në internet një video, që shfaq një 18-vjeçar duke treguar veturat e tij të shtrenjta.

Nuk bëhet i ditur identiteti i djaloshit, i cili ka në pronësi dy vetura luksoze. Për të thuhet se fiton miliona dollarë, vetëm duke testuar lojërat e ndryshme kompjuterike, të cilat më pas vihen në dispozicion të lojtarëve në mbarë botën, transmeton Telegrafi.


I riu që shihet duke lëvizur sipër një hawerbordi, tregon nga afër një Lamborghni Gallardo.

Por, prezantimi dhe informatat e hollësishme mbi veturat, lë shumë për të dëshiruar.

Poshtë videos së postuar në YouTube, janë shkruar shumë komente që flasin për veturat e djaloshit, por ende askush nuk e ka identifikuar apo të tregojë se ku jeton. /Telegrafi/