Mbrëmë janë luajtur tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Ekipet e NBA-s po vazhdojnë kampionatin gjersa disa prej tyre kanë filluar të mendojnë edhe për fazën e “play-off”.
good game, @memgrizz pic.twitter.com/ssPaf6s3tp
— Minnesota Timberwolves (@Timberwolves) January 31, 2019
Ndeshja më e fortë e mbrëmjes ishte mes Minnesota Timberwolves dhe Memphis Grizzlies, ku kjo e fundit pësoi humbje me dy pikë diferencë, 99:97.
Në fakt, takimi në kohën e rregull përfundoi me rezultat të barabartë dhe për këtë arsye fituesi është dashur të mësohet pas vazhdimeve prej pesë minutave.
Te “ujqërit” më efikasi ishte Jerryd Bayless me “double-double” prej 19 pikëve dhe 12 asistimeve gjersa u ndihmua edhe nga Karl Anthony-Towns, i cili shtoi 16 pikë.
Te mysafirët më i miri në parket ishte Mike Conley Jr. me 26 pikë ndërsa Marc Gasol realizoi 19 sosh.
https://youtu.be/uigSQwQYk9s?t=16
Pas kësaj, Minnesota ka bilanc prej 25 fitoreve dhe 26 humbjeve gjersa për Memphisin ishte pësimi i 32-të kundrejt njëzet triumfeve.
Ndryshe, Grizzlies në takimin e radhës do të luajë kundër Charlotte Hornets ndërsa Timberwolves do të ballafaqohen me Denver Nuggetsin. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Boston 126:94 Charlotte
Mimai 89:105 Chicago Bulls
New York 90:114 Dallas
New Orleans 99:105 Denver
https://youtu.be/x5yoP6N808o?t=25
Washington 107:89 Indiana
Sacramento 135:113 Atlanta
https://youtu.be/kiOdaYqZrgQ?t=15
Portland 132:105 Utah
https://youtu.be/xanA9UhAtBw?t=15