LAJMI I FUNDIT:

Vetëm gjuha shqipe u flijua për pesë shekuj të sundimit osman

Vetëm gjuha shqipe u flijua për pesë shekuj të sundimit osman

Shkrimtari i madhe shqiptarë, mendjendrituri i kombit, Ismail Kadare, duke parë indiferencën e historianëve shqiptarë që nuk shkruajnë as nuk reagojnë, përveç shkrimeve të tija në lëmin e prozës dhe poezisë, merret me një studim të hollësishëm edhe në lëmin e historisë, duke qartësuar evoluimin e shkollave Shqipe dhe historinë për Gjergj Kastriotin. Ai tregon se si turqit e kanë ndaluar gjuhën shqipe në shkolla gjatë shekullit XIX-të, dhe se si disa rimohues të historisë flasin e bërtasin për interesa të Turqisë dhe të Erdoganit. Lidhur me këtë shkruan se: “Ata që e sulmojnë Gjergj Kastriotin (Skënderbeun), sulmojnë një vizionarë të madh, një princ dhe një njeri që e ktheu vështrimin e shqiptarëve drejt Evropës”.

Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Evropë nuk kanë pasur një martirizim të tillë, flet i madhi Kadare. Pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese, të cilën ai e ka nxjerrë nga "Historia e Shqiptarëve", e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006 në Paris. Statistika e shkollimit të shqiptarëve është e tmerrshme dhe e pabesueshme: Më 1887 në Shqipëri ka patur 3000 shkolla. Nga këto, Kadare rendit një 1200 shkolla publike e private turke, po kaq shkolla greke, 300 shkolla bullgare, por edhe shkolla vllahe dhe serbe. Ndërsa, shkolla shqipe ka patur vetëm një dhe ajo ka qenë shkolla me drejtor Pandeli Sotirin.

Kadare shton se Perandoria Osmane nuk e ka lejuar gjuhën shqipe.


"Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në ‘perandorinë tolerante’, përveç njërës: gjuhës shqipe!

Historia s’mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar".

Tutje ai shton: “Gjuha shqipe në Evropë është e vetmja gjuhë e ndaluar me ligj për shekuj të tërë. Nuk ka një gjuhë tjetër indoevropiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historiografia shqiptare”.

Lidhur me disa teza të reja që kanë lindur nga disa rimohues të historisë shqiptare, ai shprehet: “Në Kosovë, por edhe në Shqipëri, është vënë në diskutim raporti i Shqipërisë së atëhershme dhe pushtimit osman. Shumë debate dhe hipoteza kanë nisur, madje edhe për ndryshimin e teksteve të historisë për periudhën osmane. Ka shumë teza që vënë në diskutim këtë periudhë historike”.

Duke parë dhe kuptuar se historianët po heshtin karshi këtyre tezave të kobshme për historinë tonë, Kadare, me një gjuhë të ashpër, shprehet mjaft kritik ndaj këtyre diskutimeve dhe tezave duke thënë: “Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë”.

Këtë “teori” që ka dalë tashmë në skenën shqiptare, Kadare e quan “filozofi e robërisë”.

Sipas një hipoteze, të cilën disa tradhtarë të kombit shqiptarë, vaslë te Erdoganit dhe Turqisë, duan ta instalojnë në historinë shqiptare, thuhet se: “Pushtimi osman ka pasur diçka pozitive për kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga një rrezik më i madh, që ishte rreziku sllav”.

Kjo, sipas Kadaresë, është e gjitha krejtësisht e pavërtetë. Kjo është një fantazi makabër, një shpifje, një doktrinë e sajuar.

“Të gjithë popujt e Ballkanit pësuan një dramë të përbashkët dhe në këtë dramë nuk ka pse populli shqiptar të bëjë befas një përjashtim, sepse nuk ka pasur kurrfarë përjashtimi në fatin e tij. Populli shqiptar ka qenë më i ashpri kundër Perandorisë Osmane, për vetë faktin se shqiptarët u bënë pengesë kryesore për depërtimin e Perandorisë Osmane deri në Itali. Sllavët vetë ishin për faqe të zezë, gjendja e tyre ishte më e disfavorizuar se e shqiptarëve”.

Atëherë: Nga cilët sllavë na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtën ne turqit nga sllavët?

“Kjo është e pabesueshme, nga ana logjike dhe nga ana psikologjike. Për mua e gjitha është groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri në fund”, vë në pah Kadare.

Ndërkaq rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të kësaj, ata duan të vendosin një tjetër histori!?

Për rimohuesit e historisë shqiptare, pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenë i keq. E keqe dhe kundërproduktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Në këtë mënyrë, ata duke sulmuar Kastriotin, më shumë se vetëm njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin që aso kohe i bashkoi të gjitha fiset shqiptare, që, për dallim nga të tjerët, ktheu vështrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve drejt Evropës. Në këtë mënyrë, bashkë më doktrinën e lirisë, ai nisi programin më evropian shqiptar, programin më modern të këtij populli.

Është shumë e qartë tani, përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij. Teza e tyre se kinse sundimi osman nuk ka qenë i keq, por qëndresa e Gjergj Kastriotit, mund të përkthehet fare saktë me pak fjalë: “E mirë për Shqipërinë nuk është Evropa, por Azia. Andej, pra të kthehemi"!