Poezi nga: Vasil Simonenko Përktheu: Maksim Rakipaj

I vetëm hap sytë, si Robinson Kruzo
të shoh ndonjë anije tej në horizont.
Dhe mendimi zhytet ashtu i flashkët
po në atë thes ku squllen dhe fjalët.


Përditë qiellin e kaltër shpoj
me vështrimet e mi si shqiponjë
me shumë lëkura jam mbështjellë
të ëndrrave dhe shpresave fytprerë.

- O Premti im, ku je!
Horizonte pashpresë nga fyti më dalin
dhe tutje larg shkojnë dhe humbasin:
- Jepmë Zot, së paku një armik,
meqë më largove nga çdo mik!