Merih Demiral është objektivi kryesor i Milanit për fazën e mbrojtjes, por negociatat nuk po shkojnë siç duhet.
Klubi arab Al Ahli nuk është i gatshëm ta lejoj huazimin e qendërmbrojtësit turk dhe kjo ka bllokuar për momentin negociatat.
Megjithatë duke parë nevojën për të nënshkruar me një mbrojtës të ri, Milani pa humbur kohë ka ndërruar objektiv.
Rossonerët janë kthyer te pista e Marash Kumbullës, me mbrojtësin shqiptar që është i gatshëm të largohet nga Roma si huazim.
Rai Sport ka njoftuar se Milan dëshiron huazimin e Kumbullës me të drejtë blerje në fund të sezonit dhe tanimë ka nisur negociatat me Romën.
Gilallorosët janë të gatshëm ta lejojnë huazimin e shqiptarit në mënyrë që mos të paguajnë pagën e tij.
Megjithatë Milani duhet të përshpejtojë pasi për Kumbullën interesim kanë shfaqur edhe Torino, Genoa, Cagliari, Verona dhe Empoli. /Telegrafi/