LAJMI I FUNDIT:

Veshje ngashënjyese për dasmë

Veshje ngashënjyese për dasmë

Jeni ftuar në një dasmë dhe nuk dini çfarë të vishni? Atë ditë femra më e bukur duhet të jetë nusja, kështu që evitoni veshje të ekzagjeruara.

Nëse ende nuk e keni zgjedhur veshjen për dasmë, mos hiqni dorë nga propozimi ynë.
Ja disa ide fustanesh, ide e ngjyra të ndryshme se si do të mund të dukeshit. Pamjen e përgjithshme, natyrisht e plotësojnë aksesorët; vathët, qaforet, bylyzykët e zgjedhur.

Këpucët, po ashtu, duhet të jenë në harmoni me tualetin e përgjithshëm, porse pamjen tuaj në tërësi e plotëson floku juaj, mënyra e krehjes ose e mbajtjes që paraqet “kornizën” e kokës suaj! /Telegrafi/