LAJMI I FUNDIT:

Veseli thotë se PDK është adresa më e mirë për qytetarët

Veseli thotë se PDK është adresa më e mirë për qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Kosovës i duhet një adresë e sigurt politike, një garanci që e zhvillon vendin dhe e integron atë në strukturat euro-atlantike, për të shtuar më tutje se kjo adresë është PDK.

Këto komente, Veseli i ka bërë në takim me strukturat e PDK-së në Ferizaj.

Duke folur për procesin zgjedhor partiak, ai ka ftuar qytetarët, intelektualët, profesionistë të profileve të ndryshme, që t’i bashkohen PDK-së në Dekadën e Re.


“Fuqizimi i Partisë Demokratike të Kosovës do të thotë fuqizim i Republikës së Kosovës. Ky fakt duhet ta gëzojë secilin qytetar, por edhe kundërshtarët politikë. PDK po rritet dhe po fuqizohet çdo ditë me kuadro e intelektualë të shumtë që po i bashkohen. Kosovës i duhet një adresë e sigurt politike, një garanci që e zhvillon vendin dhe e integron atë në strukturat euro-atlantike. PDK është adresa më e mirë për të gjithë qytetarët pa dallim”, është shprehur Veseli.

Pas hapjes së procesit zgjedhor në Degën e PDK-së në Ferizaj, Veseli ka takuar edhe strukturat e partisë në Shtërpcë, ku ka ftuar për hapje të partisë për kuadro të reja, për ta fuqizuar dhe rritur edhe më shumë PDK-në.

Veseli, po ashtu, ka thënë se shteti i Kosovës është në rrugë të drejtë, i orientuar drejt integrimeve euro-atlantike, falë vendosmërisë dhe punës së madhe që kanë bërë gjenerata të tëra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori