LAJMI I FUNDIT:

Veseli: BE të bëjë presion ndaj Beogradit për të zbardhur fatin e të pagjeturve të Kosovës

Veseli: BE të bëjë presion ndaj Beogradit për të zbardhur fatin e të pagjeturve të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukurve, ka thënë se shpreh solidaritet ndaj familjarëve të të pagjeturve, të cilët, për më shumë se dy dekada jetojnë në makth duke kërkuar që të mësojnë çka ndodhur me të afërmit e tyre.

Veseli ka thënë se edhe 20-vjet pas luftës, plaga e të pagjeturve rëndon shoqërinë.

“Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga lufta kjo plagë e hapur ende e rëndon shoqërinë tonë duke shkaktuar dhimbje të pandalshme tek familjet e pothuaj 1700 qytetarëve.


Shpreh solidaritetin ndaj familjarëve të të pagjeturve, të cilët, për më shumë se dy dekada jetojnë në makth duke kërkuar që të mësojnë çka ndodhur me të afërmit e tyre”, ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton Telegrafi.

Veseli ka bërë thirrje tek mekanizmat ndërkombëtarë dhe Bashkimi Evropian, që të bëjnë presion ndaj Beogradit për të zbardhur fatin e të pagjeturve të Kosovës dhe për të vendosur para ligjit kriminelët përgjegjës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori